• Shqip
  • English
  • E martë, 16 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Politikë Të gjitha

    Makina të djegura dhe policë të plagosur/ Basha mbyll protestën pas katër orësh dhunë 


    Pas plot 4 orësh përplasje me policinë dhe dhunë nga ana e protestuesve, opozita ka vendosur t’i japë fund tubimit. Si gjithmonë, Lulzim Basha ftoi protestuesit para selisë së PD, aty ku mbajti edhe një fjalim triumfues.

    Sot pati një përshkallëzim të incidenteve. Protesuesit kanë plagosur pesë policë, i vunë flakën një makinë dhe hodhen bojë e shashka drejt kryeministrisë.

    ‘Mirënjohje të thellë për ju, për këtë protestë të pashoqe, mirënjohje për këtë qëndresë monumentale në këtë natë, në këtë lindje të lirisë së re të demokracisë europiane. Ju morët me vete dhe bashkuat më të madhen e historisë sonë kombëtare, dritën e shpirtit tuaj dhe ndriçuat rrugën e shpresës që kalon vetëm përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme, që do i kthejnë vendit qeverinë legjitime”, tha Basha.

    Në mbyllje, lideri i PD nisi të këndojë himnin kombëtar, por e tradhtoi sërish zëri./Tiranapost/A.C

    Digjet makina, PD: E lanë qëllimisht aty që t’i vinin flakën protestuesit, pra e ka bërë vetë policia… kuptuat gjë?

    Shkon në 5 numri i policëve të dërguar në spital për trajtim