Aktualitet

Makina me pesë mësues del nga rruga, raportohet një viktimë

Makina me pesë mësues del nga rruga, raportohet një viktimë

(Foto ilustruese)

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në fshatin Arrëz të Korçës.

Nga informacionet paraprake thuhet se në makinë ishin pesë mësues. Një prej tyre ka ndërruar jetë. Ajo është identifikuar si Luiza Dule, 48 vjeçe, mesuese.

Mjeti tip “Range-Rover” me targë AA 112 CA, i cili drejtohej nga personi me inicialet me inicialet Ç.H, banues edhe ky në Miras, është përplasur me një pemë dhe ka dalë nga rruga.

Në mjet udhëtonin 5 persona, të cilët ishin të gjithë mësues në shkollën e fshatit Arrëz. Sa i takon drejtuesit dhe 3 pasagjerëve të tjerë, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit../ Copyright Tiranapost.al