Aktualitet

Makina përplaset me avllinë e shtëpisë, humb jetën shoferi

Aksidentet rrugore në Shqipëri vijojnë në të marrin jetë. Mëngjesi i sotëm ka shënuar viktimën e radhës.

Ai është 35 vjeçari me iniciale E.Dh, banues në fshatin Agim të Fierit. I riu ka qenë nën drejtimin e mjetit me targë BR 3304 B, ka dalë nga rruga duke u përplasur me murin rrethues të një banese.

Për pasojë 35 vjeçari është plagosur rëndë. Por edhe pse u dërgua me urgjencë në spital, ai nuk ka mundur të mbijetojë duke ndërruar jetë. /Copyright Tiranapost.al/