• Shqip
  • English
  • E shtunë, 25 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Kronikë e zezë Të gjitha

    Makina përplas për vdekje këmbësorin në Sukth


    Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Sukth, ku për pasojë ka humbur jetën një 67-vjeçar. Policia njofton se i moshuari është përplasur nga një makinë rreth orës 11:15 minuta në një rrugë dytësore në afërsi të mbikalimit të Sukthit.  Ai është transportuar në spital, por nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

    “Më datë 04.03.2019, rreth orës 11:15 , në Sukth në një rrugë dytësore në afërsi të mbikalimit , shtetasi A.S., 34 vjeç, banues në Durrës , duke drejtuar mjetin ka aksidentuar shtetasin këmbësor J.P, 67 vjeç, i cili u transportua në Spitalin Rajonal Durrës, ku ka ndërruar jetë. Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”, njofton policia./Tiranapost/A.C