Aktualitet

Makina përplas motoçikletën në mes të natës, vdes 48-vjeçari

Një 48-vjeçar ka ndërruar jetë pasi e ka përplasur një makinë tip Ford. Ngjarja e rëndë ka ndodhur orët e para të ditës së sotme, rreth orës 04:10 minuta në fshatin Grabian të Fierit.

viktima është identifikuar si shtetasi me iniciale I.Sh.

Në Polici është shoqëruar drejtuesi i mjetit, shtetasi Besnik Shurdhaqi dhe po kryhen veprimet përkatëse.

Njoftimi

Më datë 22.04.2018, rreth orës 04:10, në fshatin Grabian në vendin e quajtur “Tre Urat”, mjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin Besnik Shurdhaqi banues në fshatin Grabjan, Lushnje është përplasur me një mjet tip “Motorçikletë”.

Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen drejtuesi i motorçikletës, shtetasi I.Sh, 48 vjeç, banues në Grabjan.

Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje shtetasi Besnik Shurdhaqi dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./ Copyright Tiranapost.al