Aktualitet

Makina përplas biçikletën, humb jetën 42-vjeçari

Një 42-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur në Lushnje dhe burri ka humbur jetën teksa udhëtonte me biçikletën që është përplasur më një makinë.

Sipas burimeve zyrtare Serjan Arapi, 32 vjeç, banues në Lushnje, duke drejtuar Benzin ka përplasur shtetasin A.S, 42 vjeç, banues në fshatin Krutje, i cili ishte duke lëvizur me biçikletë dhe që ka humbur jetën. /Tiranapost.al