Aktualitet

Makina merr flakë, rradhë kilometrike në Tiranë-Durrës

Një makinë tip Alfa Romeo është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës pranë mbikalimit të Rinasit.

Makina me targa TR3861R është përfshirë papritur nga flakët, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. Zjarrëfikset kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

E gjithë kjo ngjarje ka shkaktuar rëndim të trafikut në këtë aks, ku rradha e makinave është bërë kilometrike./Tiranapost.al

foto makine 2