Aktualitet

Makina e policisë përplaset nga një automjet në Vlorë

(Foto ilustruese)

Një aksident ka ndodhur në qytetin e Vlorës ku makina e patrullës së policisë  është përplasur nga një mjet tip “Hyndai” në unazën e qytetit në zonën pranë Ujit të Ftohtë.

Mësohet se nga përplasja ka mbetur i plagosur lehtë një efektiv i policisë i cila u dërgua në spital për të marr mjekimet e nevojshme.

Ndërkohë materialet ju referuan prokurorisë për veprime të mëtejshme./Tiranapost.al