Aktualitet

Makina e aksidenton dhe largohet nga vendngjarja, gjendet i pajetë 71-vjeçari

Një 71-vjeçar është gjetur sot i pajetë në rrugën Vorë-Fushë Krujë, ndërsa policia dyshon se është aksidentuar nga një automjet i cili më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia njofton se viktima është shtetasi me iniciale R.Z dhe trupi i tij është gjetur mëngjesin e sotëm rreth orës 05:40.

“Rreth orës 05:40, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën nacionale Vorë -Fushë Krujë, ndodhet një person i shtrirë në tokë. Menjeherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se: Në rrugën nacionale Vorë – Fushë Krujë është gjendur i shtrirë në tokë pa shenje jete shtetasi R.Z., 71 vjeç. Paraprakisht dyshohet se shtetasi është aksidentuar nga një mjet, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes”, njofton policia ndërsa thotë se po punohet për kapjen e autorit të aksidentit./Tiranapost.al