Aktualitet

Makina del nga rruga në Fier; 3 të plagosur

Makina del nga rruga në Fier; 3 të plagosur

Një makinë ka dalë nga rruga në aksin Fier-Kolonjë, si pasojë tre personat që po udhëtonin në të janë plagosur. Mediat raportojnë se njëri prej tyre është në gjendje të rëndë shëndetësore.

konkretisht makina ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “Vajkan”, duke përfunduar më pas në kanal.

Ende nuk kemi informacione mbi shkakun e aksidentin si dhe për emrat e të plagosurve.