Aktualitet

Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, humb jetën i riu

Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, humb jetën i riu

(Foto ilustruese)

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Mallakastër. Një 27-vjeçar ka humbur jetën pasi automjeti të cilin ai drejtonte doli nga rruga dhe përfundoi në kanal.

Viktima është identifikuar si Pajtim Zotaj. Ai ndërroi jetë rrugës për në spitalin e Fierit, ndërsa është lënduar pasagjeri Agim Zotaj, 31-vjeç.

Njoftimi i Policisë:

Në datën 19.09.2018, rreth orës 08:15, në fshatin Aranitas, Mallakastër, shtetasi P.Z, 27 vjeç, banues në Ballsh, duke drejtuar mjetin tip "Opel" ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, rrugës për në Spitalin Rajonal Fier si edhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve pasagjeri në këtë mjet, shtetasi A.Z, 31 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./ Copyright Tiranapost.al