Aktualitet

Makina aksidenton këmbësorin, ndërron jetë 66-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në mbrëmje në Pezë Helmes, ku një mjet ka goditur një këmbësor. Nga të dhënat e para të policisë mësohet se mjeti me targë TR5619E, me drejtues shtetasin M.H., ka aksidentuar këmbësorin A.B., 66 vjeç, i cili ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spital. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:30, ndërkohë drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme procedurale./Tiranapost.al