• Shqip
  • English
  • E diel, 19 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Showbiz Të gjitha TIP top

    Majlinda dhe Albana, veshur si binjake me bluzën më të famshme të rajonit


    Vajzat shqiptare Majlinda Bregu dhe Albana Osmani janë takuar në Sarajevë, aty ku Majlinda Bregu punon si Sekretare e Përgjithshme e RCC. Ajo i dorëzoi titullin Kampion të Rajonit për Europën Juglindore dhe Ballkanin, fondacionit “Ti je luledielli”, krijuar nga Albana Osmani.

    (Postimi i Albana Osmanit në Instagram)

    Të dyja vajzat nuk mund të vishnin gjë tjetër veç bluzave me luledielli të fushatës, njëra kombinuar me të zezë e tjetra me blu.

    Nisma “Ti je luledielli” u krijua me qëllim mbledhjen e fondeve nga shitja e bluzave me lulediell, para të cilat do të shkonin në ndihmë të fëmijëve me sëmundje terminale dhe spitaleve ku ata hospitalizohen. Fillimisht nisi në Shqipëri dhe më pas u shtri në Kosovë dhe më gjerë.

    *Ky post është realizuar nga Fabjola Hije.