• Shqip
  • English
  • E hënë, 17 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Kryesore Politikë Të gjitha

    Majlinda Bregu pas mbledhjes së grupit flet për PD të re


    “Zgjedhjet të cilat nuk zhvillohet nuk duhet të konsiderohen fitore. Vazhdimi i luftës së mosbindjes civile nuk e bën Partinë Demokratike më të madhe…”

    Ndërsa Lulzim Basha është i përfshirë në retorikën e Republikës së Re, realizimin e së cilës e parasheh në rrugë dhe jo në institucione, Majlinda Bregu flet për një PD të re, nëse do ta interpretonim kështu deklaratën e deputetes menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar. E vetme në qëndrimin publik kundër strategjisë së Bashës, Bregu e ka quajtur rastin e Kavajës i cili trumbetohet si fitore nga ana e PD-së, aspak si të tillë dhe sipas saj e gjithë kjo rrugë po e çon partinë drejt zvogëlimit dhe është koha për të ndërtuar një PD të re.

    “Kjo po na vë jo vetëm në vështirësi dhe me partnerët ndërkombëtarë të cilët na kanë mbështetur edhe në vitin 1997. Zgjedhjet të cilat nuk zhvillohet nuk duhet të konsiderohen fitore, siç nuk besoj se kur Edi Rama i lë shqiptarët pa bukë dhe pa ujë thirrja për mosbindje civile është zgjidhja. Vazhdimi i luftës së mosbindjes civile nuk e bën Partinë Demokratike më të madhe. Është halli i atyre demokratëve që nuk do të ndihen të përfaqësuar në parlamentin e ardhshëm”, tha Bregu.

    Duke qenë se Partia Demokratike ka refuzuar tashmë çdo negociatë dhe ofertë të qeverisë dhe nuk do të hyjë në zgjedhje, Bregu flet për ndërtimin e një partie të re. Për këtë ajo i bën thirrje të gjithë demokratëve. “Detyra kryesore e çdo demokrati është ndërtimi rindërtimi i Partisë Demokratike.”/Tiranapost.al