Aktualitet Politikë Te gjitha

Majko për median amerikane: Jeta ime është në rrezik


Esencë editori/Ministri i Diasporës Pandeli Majko ka folur për median amerikane Fox News dhe ka thënë se jeta e tij është në rrezik. Sipas një artikulli me titull “Irani planifikon terror në tokën evropiane, ndërsa BE përpiqet të mbrojë regjimin nga shtyrja e sanksioneve të Trump”, publikuar në Fox News nga gazetarët Ben Evansky e Rich Edson në bashkëpunim me “Associated Press”, shkruhet se Ministri i Diasporës Pandeli Majko, është shprehur për televizionin amerikan se, zyrtarë amerikanë i kanë thënë se duhet të rrisë sigurinë pas zbulimit të një kërcënimi kundër tij.

Duke u ndaluar te “fushata e territorit të Iranit bë Europë”, në artikull shkruhet: Ka edhe shqetësime rreth pranisë së regjimit në Shqipëri, ku disidentët u thanë Fox News se ambasada iraniane po punon dhe ka dërguar nëpunës të lartë të inteligjencës. Shqipëria është e rëndësishme, sepse ishte vendi ku më shumë se 2.000 disidentë iranianë që i përkisnin Muxhahidit të Popullit të Iranit (MEK) u zhvendosën nga Iraku në 2016.

Këshilli Kombëtar i Rezistencës në Iran (NCRI) tha se regjimi donte t’i vriste ata në Irak dhe dështimi për ta bërë këtë shënoi një “pengesë të madhe” për regjimin.

Ish-kryeministri shqiptar Pandeli Majko zbuloi për Fox News se zyrtarë amerikanë i kanë thënë se duhet të rrisë sigurinë pas zbulimit të një kërcënimi kundër tij.

Për më tepër linku i plotë i artikullit në Fox News:

http://www.foxnews.com/politics/2018/08/09/iran-plots-terror-on-european-soil-as-eu-tries-to-shield-regime-from-trump-sanctions-push.html

Ky pos u realizua nga Eljona Ballhysa. Lajmi i referohet artikullit të Fox News. Copyright Tiranapost.al.