• Shqip
  • English
  • E shtunë, 21 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Kosova Të gjitha

    Madeleine Albright: Nuk harroj kohën kur isha në Prishtinë pas luftës: Traumat e njerëzve dhe brohoritjet faleminderit Amerikë


    Kështu u shpreh ish sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright e cila është kthyer në Kosovë për të marrë pjesë në ceremoninë e 20 vjetorit të çlirimit të vendit nga forcat serbe, pas ndërhyrjes së NATO-s.  Albright u nderua me Urdhrin e Lirisë në shenjë falënderimi për kontributin e dhënë për çlirimin e Kosovës. Albright tha se ndihet krenare për atë që është bërë për popullin e Kosovës. Ish sekretarja amerikane e Shtetit nuk i ka harruar brohoritjet e popullit të Kosovës “Faleminderit Amerikë” në vitin 1999.

    Jam shumë krenare për çdo gjë që ju dhe ne kemi bërë për t’i mundësuar këto gjëra. Nuk do të harroj kohën kur erdha në Prishtinë pas luftës, turmat e mëdha të njerëzve dhe shkrimet që thoshin ‘Faleminderit Shtete të Bashkuara të Amerikës’. Mendoj që Shtetet e Bashkuara bënë gjënë e duhur kur ndihmuan popullin e Kosovës të fitojnë lirinë e tyre dhe të punojnë shumë. Jam shumë e lumtur që jam me ju sot këtu, që vazhdoni të punoni shumë për paqe dhe demokraci në Kosovë. Kosova është shtet i pavarur dhe duhet të njihet si i tillë. Jam e lumtur që njihemi si person që kontribuoi për të, si dhe për të gjitha ato vajzat e vogla emri i të cilave është Madeleine”. 

    Pas saj foli Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili tha se Albright do të mbetet gjithmonë heroinë për popullin e Kosovës.

    Ju keni qenë jeni dhe gjithmonë do të mbeteni hero i popullit të Kosovës për atë angazhim që keni treguar për të parandaluar spastrimin etnik, largimin e njerëzve me dhunë nga shtëpitë e tyre dhe pronat e tyre, për të ndaluar të keqën, vrasjet dhe dëbimet për të krijuar mundësinë e rikthimit të njerëzve në shtëpitë dhe pronat e tyre, për të ndërtuar jetën e re, paqen, zhvillimin, progresin, harmonin, multietnicitetin për të punuar për reformat demokratike për zhvillimin ekonomik për jetët e reja të një vendi të ri evropian për të ardhmen e sigurt për në NATO dhe Bashkim Evropian. Gjithmonë raporte speciale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jemi të bekuar si vend si popull që edhe presidenti Clinton edhe ju si sekretare e shtetit edhe pas 20 vitesh jeni rikthyer në shtëpinë tuaj në familjen tuaj për të uruar dhe celebruar bashkërisht 20 vjetorin e lirisë së Kosovës, 20 vjetorin e shpresës dhe besimit të njerëzve që lidhet drejtpërdrejtë me kontributin tuaj personal që keni ditur të bashkoni botën demokratike për të drejtën e qytetarëve të Kosovës, por në të njëjtën kohë edhe për të na dhënë neve identitetin dhe dinjitetin që meritojnë për të jetuar të lirë dhe në paqe në Kosovës si atdhe i gjithë qytetarëve të saj shqiptar, serb, malazezë e gjithë të tjerëve./ Tiranapost.al. 

     

     

     

     

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690