• Shqip
  • English
  • E hënë, 18 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Macron zgjohu, është kaq turp! Tanja Fajon i kërkon Francës të thotë “Po”


    Një mesazh nga rrjetet sociale për këmbënguljen e Macron erdhi nga anëtarja e Parlamentit Europian, Tanja Fajon, e cila e quan qëndrimin e tij turp.

    “Është kaq turp. Emmanuel Macron, zgjohu! Është koha që BE të tregojë pjekuri dhe përgjegjësi politike! Këta drejtues e kanë bërë pjesën e tyre të punës! Tani është radha e Këshillit të Bashkimit Evropian për të përmbushur pjesën e tij dhe më në fund të pranojë të fillojnë bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, shkruan Fajon në rrjetet sociale.

    Një ditë më parë Presidenti francez tha se nuk është tërhequr nga vendimi i shtetit të tij për t’i thënë “Jo” dy shteteve.

    “Por ne do ti përmbahemi deklaratave tona politike. Kemi ende gjëra për të finalizuar, më pas negociatat. Negociatat do të çelen pas reformimit të BE-së”, tha Macron./ Tiranapost.al

    Video/ Macron shuan çdo shpresë në krah me Merkel!

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post