• Shqip
  • English
  • E diel, 22 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Të gjitha

    Macron shuan shpresat për Brexit: Shumë vonë për marrëveshje të re


    Presidenti francez, Emmnuel Macron i ka thënë kryeministrit britanik, Boris Johnson se nuk ka kohë të mjaftueshme për të rishkruar marrëveshjen që parashikon kushtet e largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian më 31 tetor.

    Johnson është takuar me presidentin francez në Pallatin Elysee, një ditë pas bisedimeve me kancelaren gjermane, Angela Merkel në Berlin, e cila ka sfiduar Britaninë që të prezantojë alternativë për siguri në kufirin irlandez.

    Më shumë se 3 vjet prej kur Mbretëria e Bashkuar ka votuar për t’u larguar nga Bashkimi Evropian ende nuk është e qartë se me çfarë kushte apo nëse shteti me ekonominë e dytë më të madhe në bllokun evropian do të largohet nga BE-ja.

    Macron ka lënë derën e hapur për Britaninë që të gjejë zgjidhje për “ndalesën” irlandeze, mirëpo ka thënë se secili propozim duhet të respektojë edhe integritetin e tregut të BE-së dhe stabilitetin e ishullit të ndarë të Irlandës. /Tiranapost.al/

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690