Aktualitet

Macron shuan ëndrrën e Serbisë për hyrjen në BE: S'ka shanse nëse...

Gjatë takimit të djeshëm të Macron me Vuçiç, presidenti francez ka kërkuar që çështja me Kosovën e Serbinë të zgjidhet sa më shpejt të jetë e mundur, në të kundërt Serbia nuk do hyjë automatikisht në BE në vitin 2025, edhe pse presidenti i KE-së Juncker ka thënë se ky vit mund të sillte anëtarësimin e Serbisë.

Për Macron, viti 2025 është i pamundur për Serbinë në BE, pasi fillimisht duhet të përmbushen disa kushte.   “Nuk mendoj se duhet parë kjo datë si një kriter automatik”, tha Macron gjatë konferencës së përbashkët për media me presidentin serb Vuçiç në Pallatin Elysee teksa shtoi: “Nëse nuk bëhet asgjë me ato që kërkohen nga KE, Serbia nuk ka shanse që të anëtarësohet në BE! Për Macron gjithçka varet nga plotësimi i kushteve, ndërkohë që shprehu mbështetje për Serbinë në vijim e dialogut me Kosovën.  E ndërsa Vuçiç tha pak a shumë ato që tha Macron, se Serbia nuk do mund të ketë perspektivë europiane nëse problemi me Kosovën nuk zgjidhet. Kujtojmë se në rastin e Shqipërisë, Macron tha se ishte BE ajo që nuk ishte gati, pasi fillimisht BE duhej të reformonte veten. / Marrë nga Le Libre, përkhtyer dhe përshtatur për Tiranapost.al Elisa Bajrami.

Vucic has 'pestered' Macron in order to persuade him to visit Serbia later in the year