Botë Kryesore Te gjitha

Macron përshëndet marrëveshjen Merkel dhe SPD për formimin e qeverisë në Gjermani


Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se është “i gëzuar dhe i kënaqur” për marrëveshjen në parim për formimin e qeverisë së Gjermanisë mes konservatorëve të Merkel dhe Partisë Socialdemokrate SPD, duke theksuar se kushtet paraprake të marrëveshjes janë të mira për Europën.

Pas muajsh bashkëbisedimesh, të premten në mëngjes Merkel dhe SPD konkluduan në një marrëveshje për formimin e qeverisë, pas një maratone takimesh.

“Kishim një lajm të mirë në mëngjes…, nga ana tjetër e Rinit dhe jam veçanërisht i gëzuar që kacelarja Merkel është e gatshme tashmë të kalojnë në formimin e qeverisë mes një koalcioni të cilën…, e priste e gjithë Europa dhe veçanërisht Franca”, deklaroi Macron në një intervistë për shtyp. “Kushtet e marrëveshjes janë më të favorshme për planin europian, krahasuar me kushtet që diskutoheshin në javët e fundit të vitit 2017”, theksoi ai. K.H/ tiranapost.al