• Shqip
  • English
  • E hënë, 16 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Kosova Të gjitha

    Macron ndërmjetëson takimin e Thaçit me Vuçiç: A do arrijë atë që nuk mundi Mogherini?


    Nuk dihen detaje rreth takimit, por siç duket në foto, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç janë takuar këtë të martë në Paris, e siç raportojnë mediat e Kosovës, takimi është bërë me ndërmjetësimin e presidentit francez. Ky takim vjen pak para Forumit të për Paqen që mbahet në kryeqytetin e Parisit, ku ndodhet edhe presidenti Meta, i cili pak më herët postoi video në rrjetet sociale.

    Kënaqësi e veçantë të takohesha mbrëmë me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, me rastin e Forumit të Parisit për Paqen! Bashkëpunimi me Francën, shumë i rëndësishëm për të ardhmen tonë europiane! 🇦🇱🤝🇫🇷

    Publiée par Ilir Meta sur Lundi 11 novembre 2019

    Ky takim në zyrën e Macron vjen pas një periudhe ngrirje të dialogut mes palëve.

    Presidenti Thaçi në një reagim të ditës së djeshme, shprehej se Macron i ka konfirmuar që Kosova është e vullnetshme dhe e gatshme për marrëveshje paqësore me Serbinë, e cila duhet të sjellë njohje reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në Kombet e Bashkuara.

    Ndër të tjera Macron sipas Thaçit ka thënë: Marrëveshja e Paqes garanton më shumë mundësi për zhvillim dhe për jetë më të mirë, si dhe më shumë prosperitet për të gjithë qytetarët tanë.

    Ndërsa Vuçiç ka thënë se nuk ka asgjë të re në deklaratat e Vuçiç. Kujtojmë se procesi i dialogut është pezulluar prej më shumë se një viti, pasi Kosova vendosi tarifa 100% ndaj mallrave serbe, si ‘dënim’ për fushatën e Beogradit kundër njohjes së Kosovës si shtet.

    Kryeministri i ardhshëm Albin Kurti i Vetëvendosjes ka thënë se taksa do hiqet vetëm nëse pala serbe plotëson disa kushte.

    Për ndërmjetësimin e dialogut, Mogherini, shefja në largim e Politikës së jashtme të BE-së nuk arriti ta çojë një hap më para, por pyetja që shtrohet është: A do e arrijë Macron një gjë të tillë?

    Kujtojmë deklaratën e Macron me 15 korrik 2019 nga Beogradi:

    “Së bashku me presidentin Vuçiç ishim shumë të sinqertë në bisedime. Unë do të organizoj një takim të postaçëm me udhëheqësit e Kosovës, kryeministren e Serbisë dhe kancelare Merkel. Franca është e angazhuar për arrritjen e një marrëveshjeje. Serbia dhe Kosova janë vende evropiane dhe ne duam që kjo të shndërrohet në fakt. Përgjegjësia jonë është të japim mbështetje për stabilitetin e rajonit”/ Tiranapost.al. E.B

    Pas 18 vitesh një president francez shkel në Serbi, diskutime edhe për dialogun e ngrirë me Kosovën

    Vuçiç i kërkon ndihmë, presidenti Macron bën apel për dialog Kosovë-Serbi

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post