Aktualitet Te gjitha

Macron i ka thënë një gjysmë ‘Po’ Ramës për negociatat


“Dje isha në Paris për të vijuar përpjekjen e vështirë, por jo të pamundur për bindjen e çdo anëtari të BE-së për t’i dhënë vendit tonë mundësinë për çeljen e negociatave. Takova Macron, i cili pas kërkesës time përmes një letre personale për një takim sy më sy, bujarisht gjeti kohë për të më pritur. Në takimin që zgjati jashtë parashikimit, për shkak të një bisede shteruese për tema të ndryshme, unë do të them se dëgjova nga Macron fjalë tejet inkurajuese për Shqipërinë. Reforma në Drejtësi, Procesi i Vettingut, reformimi i policisë së Shtetit dhe bashkëpunimi i shkëlqyer me policinë franceze, arritjet në luftën kundër krimit dhe korrupsionit etj.  Ai më tha se vendimmarrja e Francës është në studim e sipër, pasi sipas tij nuk është thjesht çështje e Shqipërisë apo e Maqedonisë, por është tema e gjerë e reformimit të Europës. Por çka unë besoj mund t’ju them pa hezitim, është se jam më optimist pas takimit se para takimit me Macron. Ka shumë punë ende për të bërë në realizimin e këtij objektivi madhor, por s’do t’i lëmë asgjë mangët. Për fatin e keq të Shqipërisë duhet të përballemi jo vetëm me diplomacinë e jashtme, por edhe me murin që opozita i ngre Shqipërisë në këtë rrugë”./ Tiranapost.al E.D