• Shqip
  • English
  • E diel, 22 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Të gjitha TIP top

    Ma mban pak beben te barku? Gratë në kërkim të një mitre me qira


    Gjithmonë e më shumë gratë e famshme po marrim borxh një mitër me qira. Ato po zgjedhin të sjellin në jetë fëmijët e tyre përmes nënave të quajtura surrogate, të cilat e mbajnë për nëntë muaj në bark fëmijën e ngjizur në kushte laboratori. Kështu gratë po i sjellin në jetë fëmijët pa përzierjet e javëve të para, pa shtuar në peshë, pa pasur dhimbje dhe mbi të gjitha pa kaluar dhimbjet e lindjes apo operacionin.

    Sigurisht që ka edhe vende që e ndalojnë me ligj këtë mënyrë riprodhimi, si për shembull në Itali. Megjithatë kjo është një zgjidhje e mirë sidomos për çiftet homoseksuale ose ata që kanë probleme me riprodhimin dhe në Amerikë po aplikohet gjerësisht.

    Po ato që janë të shëndetshme dhe zgjedhin këtë metodë? Ato mund të jenë në hapat e parë të karrierës dhe shtatzënia, faza e rimarrjes së vetes, duan kohën e tyre, sido që të jetë do t`i penalizonte. Modelet për shembull do duhej të bënin shumë ushtrime gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes për t`iu rikthyer normalitetit. Jo pak herë kanë hequr dorë nga sjellja në jetë e një fëmije. Kurse sot janë të gjitha mundësitë për të krijuar familje pa ndërprerë aktivitetin, me ndihmën e një nëne surrogate.

    Sigurisht që kjo është një praktikë që jo të gjithë mund ta përballojnë. Në Amerikë një procedurë e tillë shkon deri në 150 mijë dollarë, që nuk janë pak.

    Po ç`kushte duhen për t`u bërë nënë surrogate?

    Zakonisht preferohen gratë e ushtarakëve, që qëndrojnë në shtëpi dhe kështu mund të kujdesen më shumë për veten dhe fëmijën. Atyre vetë u leverdis të ofrohen, pasi kujdesen paralelisht për fëmijët e tyre, qëndrojnë në shtëpi, mbajnë edhe një bebe tek barku.

    Kusht kryesor është që nëna surrogatë duhet të ketë të paktën një fëmijë biologjik, maksimumi të ketë bërë 5 lindje, jo më shumë dhe të jetë rreth moshës 28 vjeçe.

    Nëse është diçka që ia vlen të bëhet ose jo? Përse këto gra insistojnë për një fëmijë biologjik dhe e shmangin shtatzëninë? Përse nuk adoptojnë? Janë të gjitha pyetje që bëhen vazhdimisht, ama është e drejta e gjithkujt të zgjedhë në jetë.

    *Ky post u përshtat nga robadadonne dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690