• Shqip
  • English
  • E enjte, 21 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Kronikë e zezë Të gjitha

    Ma kanë bërë gocën për psikolog! I dyshuari për atentatin e prokurorit thotë se ndodhej në Turqi për vizitë mjekësore


    Emri i Julian Sulës u lakua një ditë më parë në media si personi që po kërkohet nga policia, pasi dyshohet se ka lidhje me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja. Në një lidhje telefonike për “Abc Neës”, Sula u shpreh se ndodhet në Turqi për një kontroll shëndetësor dhe se nuk ka asnjë lidhje me personat e përfshirë në atentat.

    “Nuk e di se sot erdha, kam qenë për vizitë në Turqi se jam keq nga mushkëritë, flas me avokatin i thashë pse më kërkojnë dhe foli avokati me shefin e komisariatit dhe drejtorin dhe ata i thanë nga ne nuk ka gjë. I pyeti pse i keni vajtur kontroll. Unë s’jam as i kërkuar, nuk di pse më lidhin me ngjarjen, sa erdha në shtëpi nga Turqia në Kosovë nga Kosova në shtëpi”.

    Ai tha se ditën që ndodhi atentati ishte në Kosovë duke ikur për në Turqi, ndërsa shtoi se nuk ka njohje as me të akuzuarin Redjan Rrajën dhe as me prokurorin Ndoja apo Pëllumb Muharremin, dy të plagosurit nga ngjarja:

    “Në datë 1 nëntor kam qenë në Kosovë duke ikur për në Turqi. Nuk di pse mi kanë bërë këto gjëra. Jam i gatshëm të paraqitem në polici, se po dëgjoj lloj-lloj gjërash. Goca me psikolog me kanë ç’akorduar familjen. Që nesër në mëngjes jam te dera”.

    Gjatë ditës së djeshme, FNSH dhe RENEA kryen operacione kërkimi në Lushnjë dhe në Vlorë për gjetjen e Sulës, i cili thirret ndryshe edhe si “Juli i Pashakos”. Sipas dyshimeve pak para se të zhvillohej kontrolli i FNSH-së, shtëpia ishte pastruar duke larguar të gjitha armët apo mjetet e tjera të përdorura prej tij dhe bashkëpunëtorëve./ Tiranapost.al

    Autorët e fshehur të sulmit ndaj prokurorit. RENEA dhe FNSH aksion në Lushnjë dhe Vlorë

    Atentati i prokurorit Ndoja/ Kejvina Kthella u pyet për 10 orë për Redjan Rrajën

    E zbuloi ADN-ja. Kapet teksa po arratisej kushëriri i deputetit Rrahman Rraja për atentatin e prokurorit

    Detaje/ Ardi Veliu mbledh strukturat drejtuese të policisë, kërkon informacione për atentatin ndaj prokurorit Ndoja

    Momenti kur prokurori Ndoja dhe 2 të plagosurit u nxorën nga makina nga dëshmitarët

    Foto/ Plagoset prokurori Arjan Ndoja, sulmohet me armë makina ku po udhëtonte me një person me precedent

    Kush është “i forti” i Sukthit në makinë me prokurorin Ndoja? Historia e para 3 viteve kur dhunoi biznesmenin libanez

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post