Aktualitet

I lyen flokët çdo muaj? Mësoje tani pse është gabimi më i madh

Të lyesh flokët me bojë herë pas here është e lidhur me rritjen e rrezikut ndaj kancerit të gjirit për shkak të përbërësve të dëmshëm, kimikateve dhe amoniakut. Sipas një studimi të fundit të publikuar në Independent, të kryer nga kirurgu  Kefah Mokbel, gratë që lyejnë flokët rrisin me 14 % rrezikun e prekjes apo shfaqjes së kancerit të gjirit. Sipas Mokbel, gratë duhet ti lyejnë flokët jo më shumë se dy deri në 4 herë  në vit. Ai gjithashtu rekomandon përdorimin e bojërave natyrale, duke sugjeruar kënanë apo zierjen e produkteve natyrale dhe më pas me lëngun shpëlajmë flokët, sipas nuancës së dëshiruar.

"Gjëja shqetësuese është fakti se industria që merret me bojërat e flokëve rekomandojnë lyerjen e flokëve çdo katër deri në gjashtë javë por në të vërtetë kjo gjë ju çon drejt kancerit të gjirit, ndoshta më keq, vdekjes.” Ai shton se pavarësisht se duhet më shumë punë për të konfirmuar rezultatet, gjetjet sugjerojnë se ekspozimi ndaj bojës sjell rreziqe të tilla. Tiranapost.al E.B

hair-dye-breast-cancer.jpg