Aktualitet

Lushnje, përplaset për vdekje postieri

Rrugët e Lushnjes janë përgjakur nga një aksident i rëndë. Punonjësi i postës, Ersuel Kamxhiu, është përplasur për vdekje nga një automjet në hyrje të qytetit të Lushnjes.

Megjithëse autoambulanca ka ardhur në vendngjarje, personi ka humbur jetën menjëherë duke mos pasur mundësi të marrë trajtimin në spital.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur tek rrethrrotullimi i ish-fabrikës së plastmasit ndërsa nuk dihen ende rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti. Policia është në vendngjarje dhe po kryen hetimet./Tiranapost.al