Aktualitet

Lum si Turi për nusen që ka. Orinda na hapi oreksin

E bukur po, e mençur po, me karrierë po. Ka akoma. Orinda që pas martesës po shpërfaq gjithë talentin në të gatuar. Ka përveshur mëngët si një zonjë e vërtetë shtëpie për të gatuar për vete dhe burrin. Jo vetëm sot. Edhe ditë më parë postoi foto nga kuzhina. Tani ne s`e dimë sa mirë gatuan e sa të shijshme janë pjatat, po rëndësi ka që ajo përpiqet. Në sy të mira duken.

orinda darke

orinda darke2

E more Turi. Ku gjen sot vajza që t`i përvishen kuzhinës kur i kanë të gjitha mundësitë t`i hanë vaktet jashtë. Po Orinda e di mirë sesi ta krijojë mjedisin e ngrohtë në shtëpi. Po s`pati pak avull e aromë gatimi shtëpia, s`quhet.