Showbiz

Lum mamatë që i kanë

Ditët e fundit jemi bombarduar me doza ëmbëlsie nga personazhet e njohur të politikës dhe ekranit. Djem dhe vajza që zbuten e shkrihen para zonjave me thinja, që në disa raste i shihim për herë të parë, veshin rrobat e fëmijëve dhe urojnë mamatë, u dedikojnë fjalë të bukura e sidomos u kërkojnë falje. Kur na duken ne kaq të ëmbël kështu, imagjino mamave të tyre. Lum ato për ta!

Kryeministri ka një peng

aneta linda rama

Në fjalën përshëndetëse në Kongresin e Partisë Socialiste në Durrës, kryeministri bëri edhe një ‘mea culpa’ ndaj fëmijëve, nënës e bashkëshortes duke thënë se ‘harresën’ e tij, familja nuk ia ka kthyer në të njëjtën monedhë, por vazhdon ta mbështesë me dashuri.

"Faleminderit Lindës e fëmijëve. Një falënderim pa diskutim edhe Anetës, që vazhdojnë të ma hapin derën e shtëpisë me dashuri në mbrëmje vonë, edhe pse në 3.5 vitet e fundit nuk u kam kthyer as një përqind të dashurisë”.

Nëna e Kryeministrit bëhet shpesh protagoniste, sa herë që i biri poston një urim ditëlindjesh apo foto të sajat.

Kur Monika është thjesht një vajzë

monika kryemadhi mamaja

Na pëlqen aq shumë kur politikanët i shohim si njerëz të zakonshëm. Bëhen aq të lodhshëm me fjalime politike, sa kur prodhojnë lajme nga jeta private duken si të tjerë njerëz. Monika Kryemadhi sot është thjesh vajza që uron mamin për ditëlindje dhe i është mirënjohëse për sakrificat. Pas urimit, sigurisht ka pak vend edhe për t’i kërkuar falje…

“Ky përqafim konkurron dhe ngrohtësinë e diellit. Kjo është Fatimja, mami im, njeriu i palodhur dhe që nuk ankohet kurrë. Çdo ditë i jam mirënjohëse për dashurinë dhe ndihmën e pakursyer që më ka dhënë çdo moment të jetës time. Por sot, në ditën e kushtuar prindërve, dua t'i kërkoj ndjesë për të gjitha herët që e kam neglizhuar për shkak te punëve, për të gjitha rastet kur i jam përgjigjur me vonesë në telefon, për të gjitha netët e vështira që ka kaluar me problemet tona. Si çdo nënë je më e mira në botë për fëmijët e tu, mua dhe Drinin. Dhe ne te duam më shumë se botën, ndonëse bëjmë gabim që nuk ta themi çdo ditë.”

Edhe Arditi i ka dy fjalë për mamin

ardit mami motra - Copy (2)

Natyrën e tij prej djali të mirë e ka shfaqur kaq e kaq herë. Por jo vetëm për të qenë tërheqës televizisht. Ardit Gjebrea është vërtet djali i mirë, që mamatë tona e duan aq shumë. Mendo pastaj mamaja e tij, që sot ka ditëlindjen. Me siguri ajo urimet i ka marrë që herët. Por i biri dhe edhe një tjetër, virtual, në faqen e tij të Instagramit, ku, si të ishte ende djalosh i vogël, i ka kërkuar edhe falje për çdo herë që mund t’i ketë prishur qejfin. Fjalë të ëmbla për të ëmën dhe një foto me të dhe motrën e tij. Në ditë të tilla Arditi nuk kursehet për asgjë.

“Në mes të një motre dhe një vëllai- nëna. Nuk mjaftojnë 1 mijë fjalë të të them çfarë je për mua. Nuk mjaftojnë 1 milion falje të të kërkoj sa herë të kam mërzitur. Nëse do rilind përsëri, nuk do doja nënë tjetër të më lindte… vetëm ti.

Besi nuk del dot nga natyra, por mbetet djalë i mirë

bes kallaku mami

Mamaja e Besart Kallakut kishte ditëlindjen dhe në këtë pikë Besi nuk ndryshon shumë nga djemtë e tjerë, që i quajnë mamatë mbretëresha dhe u dedikojnë fjalë të bukura. Por po flasim për Besin këtu. Ai i thotë vërtet fjalë të bukura së ëmës. I kërkon dhe falje. Po vetëm kaq. Pastaj kthehet sërish në lëkurën e tij karagjoze andej nga fund i “letrës”. I ha trupi po të mbajë aq gjatë rrobat e djalit të mirë.

"Mam, urime ditëlindjen. Të dua shumë. mbretëresha ime, prehëri dhe kraharori ku kam mbështetur kokën, dashuri e pakufishme, e pastër. Urime Mam. Më vjen keq që s’ta kam plotësuar kurrë dëshirën që t’i thërrisja naj herë mendjen, më vjen keq por nuk më përgjigjet. I del fikur. Hahaha. Te duam mam, e lumtur qofsh".