• Shqip
  • English
  • E diel, 22 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Politikë Të gjitha

    Lulzim Basha: Arta Marku dhe Donika Prela po vetëflijohen me dosjen 184. Rama ktheu Tom Doshin që është në listën e zezë të Amerikës


    Arta Marku dhe Donika Prela po vetëflijohen me dosjen 184 të cilat me urdhër të Ramës kanë vendosur të mbyllin çështjen 184. Kështu shprehet Basha në një deklaratë për shtyp pas takimit me ambasadorin e ri gjerman Peter Zingraf. Basha i referohet kalimit të dosjes 184 me përgjime në Dibër nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në prokurorinë e Dibrës pasi shpalli moskompetencën. Sipas Bashës, Marku dhe Prela kanë kryer vepër penale. Lideri demokrat përmendi edhe Tom Doshin, për të cilin tha se Rama e ka kthyer, edhe pse është në listën e zezë të Amerikës.

    Më poshtë keni deklaratën e Bashës:

    “Ky është një veprim i dy Katicave të Prokurorisë së Përgjithshme dhe Krimeve tëRrënda, që po veprojnë si pjesë e grupit të strukturuar kriminal të rilindjes, janë aty për t’i mbrojtur dhe jo çuar para ligjit politikanët që janë kapur duke vjedhur votat e shqiptarëve. Guximi që kanë marrë për të mbyllur një dosje që e ka marrë vesh e gjithë bota tregon që dëshpërimi i Edi Ramës është i tillë saqë ka vendosur t’i shtyjë edhe këto masha të pushtetit të tij, Arta Marku dhe Donila Prela, dy Katicat e tij, drejt vetëflijimit. Sepse me veprimet që kanë marrë të dyja janë penalisht të ndëshkueshme nga ligji, kanë bërë shpërdorim detyre, prej këtij momenti duhet të ndiqen penalisht për shpërdorim detyre. Meritojnë të quhen Katicat e Shqipërisë, prokurorja speciale që u vu në pranga në Maqedoninë e Veriut.

    Këto ngjarje tregojnë degjenerimin përfundimtar të Edi Ramës. Ka kthyer në krye të PS-së Tom Doshin, një njeri në listën e zezë të SHBA. Caktuan një kriminel të dëbuar nga Italia kandidat për në bashkinë e Shkodrës, ai duhej të ndiqej penalisht, e prokuroria përpiqet të mbyllë dosjen 184 përpara se të krijohet SPAK-u. Edhe rasti i Agim Kajmakut, një tjetër individ me precedentë penalë në Greqi, që Rama dhe persona të tjerë përgjegjës në kupolën e lartë socialiste kanë pasur dijeni të plotë. Edhe ai ka mohuar precedentin penal në shtetin fqinj, fakti është se ai është një person me precedent penal të hapur me drejtësinë greke. Ky fakt dihet nga Edi Rama, i komunikuar atij nga partnerët ndërkombëtarë dhe ai ka zgjedhur ta kandidojë për Bashkinë e Vorës. Sa të tjerë nga këta kryebashkiakë janë me precedentë penalë? A nuk është kjo një provë se kriza politika dhe kushtetuese ka një burim, kriminalizimin e plotë të politikës me Edi Ramën në krye. Ai nuk përfaqëson më interesat e socialistëve, por të kriminelëve.

    I pyetur për krizën politike Basha tha se muaji shtator do verë në lëvizje opozitën jo vetëm me protesta anti-qeveritare, duke mos hequr dorë nga kërkesa për zgjedhje të parakoshme dhe vendosjen e një qeverie tranzitore.

    Përgjigjja për Edi Ramën është çlirimi i politikës nga krimi përmes një procesi të rregullt zgjedhor, të mbikëqyrur nga një qeveri tranzitore, pa persona që kanë lidhje me krimin që Edi Rama dhe kupola e krimit i serviri shqiptarëve. Koha nuk pret, jemi në një moment shumë delikat. Bashkë me opozitën e bashkuar, javët në vazhdim do të paraqesim një platformë masash, si një ofertë kombëtare për të mos humbur më shumë kohë të çmuar duke mbyllur derën e Evropës për Shqipërinë. / Tiranapost.al. 

    Live – Komunikim me gazetarët

    Publiée par Lulzim Basha sur Jeudi 22 août 2019

    Reagon Prokuroria e Përgjithshme pse dosja e përgjimeve 184 i kaloi Dibrës dhe kush e dha vendimin

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690