• Shqip
  • English
  • E premte, 20 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Amvisa Perfekte Lifestyle Receta e ditës Të gjitha TIP top

    Luleshtrydhe dhe djathë është edhe më mirë se shalqi dhe djathë


    Ata që ia kanë provuar shijen e njohin mirë delikatesën e të kripurës dhe të ëmblës. Ju jeni mësuar të shijoni një fetë të madhe shalqi me pak djathë, që të shkon në shpirt, por ndoshta s’keni provuar ende bashkimin e luleshtrydheve me djathin e butë. Në formën e një tarte zemër, është ëmbëlsira më e mirë për t’u provuar në këtë minutë

     

    Përbërësit

    Luleshtrydhe dhe pak kivi

    6 forma tartash

    1 pako me brumë frola

    2 kuti me djathë të butë të llojit philadelphia

    Gjethe borziloku të freskët

    2 lugë sheqer

    Lëkura e grirë e një limoni

     

    Përgatitja

    Ngroh furrën në 180°. Lyej format me gjalpë dhe shtro letër kuzhine. Hap brumin dhe pri disqe të bollshme për t’u shtruar në forma. Vendos brumin në forma,mbuloji me letër kuzhine dhe hidh mbi to fasule të thata, pesha e të cilave nuk do lejojë që brumi të kërcejë sipër formave. Piqi për dhjetë minuta. Ndërkohë pri hollë gjethet e borzilokut, përzje djathin e butë me sheqerin dhe lëkurën e limonit, derisa të bëhet një krem. Laj luleshtrydhet dhe priji përgjysmë. Kivin në copa të vogla. Mbushi tartat e vogla me kremin e djathit dhe vendos sipër luleshtrydhet. Shërbeji menjëherë.

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690