Aktualitet

Me lule dhe fotografi në duar studentët e Juridikut marshim homazh drejt vendit ku u vra Ariela

Mëngjesin e sotëm, studentët e Juridikut kanë zhvilluar një marshim homazh në përkujtim të students 21-vjeçare Ariela Murati. Me lule dhe fotografitë në duar marshojnë drejt vendit ku Ariela mësditën e të dielës u qëllua për vdekje nga shoku i saj Aldison Belulaj.

Ndërkohë përballë fakultetit të Mjekësisë, shefja e Departamentit të Drejtësisë tha se Ariela ishte një vajzë e dalluar, një fëmijë i mrekullueshëm e cila i vlerësonte sakrificat e familjes. Ndërsa bëri thirrje për t'i thënë; Stop dhunës!

Më pas të gjithë së bashku studentë dhe pedagogia mbajtën 1 minutë heshtje në shenjë zie dhe nderimi për Arielën e tyre të dashur.

Studentët u nisën nga Fakulteti i Drejtësisë dhe kanë përshkuar në këmbë rrugën deri përballë Universitetit të Mjekësisë. Ngjarja ndodhi të dielën e 21 janarit. Ariela Murati ishte studente e vitit të trëtë te Fakulteti i Drejtësisë. Një ditë më parë Ariela u përcoll në banesën e fundit mes dhimbjes dhe lotëve të njerëzve të dashur.  /Tiranapost.al