• Shqip
  • English
  • E shtunë, 25 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Showbiz Të gjitha TIP top

    Luke Perry do të shfaqet në rolin e fundit që xhiroi


    Vdekja e papritur e Luke Perry-t, solli ndërlikime edhe për “Riverdale”, serialin në të cilin po luante rolin e Fred Andrews. Ai kishte xhiruar disa seri në advancë, ndërkohë që këtë javë do të shfaqet e fundit që ai xhiroi.

    “Këtë javë ‘Riverdale’ do të shfaqë episodin e fundit që Luke xhiroi. Si gjithmonë, Fred do i thotë ca fjalë e këshilla të mençura të birit. Një moment i bukur, i vërtetë mes babait dhe djalit. Shpresoj që kjo skenë të mbahet mend përgjithmonë…”, tha producenti i filmit.

    “Ne e dimë që në njëfarë mënyre duhet ta justifikojmë vdekjen e tij, në film”, shtoi producenti i cili nuk e ka treguar, ose ende nuk e ka menduar se si do t`ia bëjë.

    Seriali do edhe tre javë të mbarojë dhe me shumë mundësi, Luke nuk do zëvendësohet nga askush.

    Aktori që pati bujën e tij me rolin e Dilan tek “Beverly Hills 90210”, u nda nga jeta si pasojë e goditjes në tru, në moshën 52-vjeçare.

    *Ky post u përshtat nga tvline dhe është realizuar nga Fabjola Hije.