Sport Te gjitha

Lukaku i papërmbajtshëm, Manchester United nënshtron West Ham


Debutim ëndrrash në “Teatrin e Ëndrrave” për Manchester United, teksa e ka nisur frikshëm sezonin duke mposhtur me rezultatin e thellë 4-0 londinezët e West Ham.

Loja ishte tejet spektakolarë me shumë ritëm dhe emocione. Lukaku ishte lojtari që shkëlqeu me dy golat e tij të parat edhe për ndeshjen përkatësisht në minutën  e 32 dhe të 52.

Martial ka shënuar golin e tretë dhe goditjen e “knock-out” e dha Paul Pogba i cili shënoi ndeshjen e katërt. Paraqitje e shkëlqyer dhe nga mesfushori serb Matiç, që në këtë ndeshje ka merituar besimin e teknikut Mourihno.

Ky fillim shpresëdhënës për “Djajtë e Kuq” e bën edhe më interesant sezonin e ri në Angli ku janë të shumta klubet e mëdha historike që po luftojnë për kurorën e kampionit.

K.H/ tiranapost.al

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *