SPORT

Lukaku merr numrin nëntë të Icardit, kjo nënkupton largimin e argjentinasit nga Interi

Lukaku merr numrin nëntë të Icardit, kjo nënkupton largimin

Romelu Lukaku ka kompletuar transferimin tek gjiganti italian Inter.

Klubi zikaltër pas shumë përpjekjeve më në fund e ka bërë të vetin sulmuesin belg.

Inter ka pranuar të paguajë rreth 80 milionë euro te Manchester United për transferimin e Lukakus.

26-vjeçari është prezantuar te Interi dhe tanimë ka zgjedhur edhe numrin që do ta mbaj në fanellë.

View image on Twitter

Inter ia ka dhënë këtë fanellë Lukakus përderisa Icardi është pjesë e klubit.

Por ky gjest i klubit nënkupton se Icardi do të largohet dhe po i kalon ditët e fundit te Interi. /xh.k