• Shqip
  • English
  • E enjte, 18 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Sport Të gjitha

    Lukaku kërkon largimin nga United


    Sulmuesi belg, Romelu Lukaku thuhet se është i etur të largohet nga Manchester Unitedi për t’u bashkuar me Interin këtë verë.

    Lukaku nuk është zgjidhje e parë për sulmin e Djajve të Kuq, pasi menaxheri Ole Gunnar Solskjaer dëshiron që ai të lufton për një vend në formacion.

    Situata e krijuar në Old Trafford ka bërë që belgu të mendoj largimin këtë verë dhe Interi është në krye të skuadrave të interesuara.

    Sipas mediumit ESPN, Lukaku tashmë i ka thënë drejtuesve të Unitedit se dëshiron të largohet dhe të bashkohet me Interin.

    Solskajer ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë ofertë në drejtim të belgut, mediat raportojnë se Interi po mban bisedime mbi një marrëveshje transferimi.

    United raportohet se dëshiron një ofertë prej 85 milionë eurosh përpara se të shqyrtojë shitjen, pasi drejtuesit nuk janë të interesuar për huazim apo shkëmbim lojtarësh. /XH.K