SPORT

Luiza Gega shpallet Kampione e Ballkanit

Atletja shqiptare Luiza Gega ka fituar garën Ballkanike të 3000 metrave në Mitingun Ndërkombëtar të Sallave të Mbyllura që po zhvillohet në Stamboll të Turqisë.

Gega e ka përfunduar garën për 9 minuta e 6 sekonda. Kjo nuk është hera e parë që atletja shqiptare nderon vendin tonë më medalje, teksa edhe vitin e shkuar, po në qytetin e Stambollit fitoi medaljen e artë për garën me gjatësi 1500 m, të cilën e përfundoi për 4 minuta e 6 sekonda. / tiranapost.al