Aktualitet

Luhatjet me dritat në Tiranë prishin pajisjet elektro-shtëpiake, ankohen banorët

Luhatjet me dritat në Tiranë prishin pajisjet elektro-shtëpiake,

Mëngjesin e sotëm në Tiranë ka pasur luhatje dhe ndërprerje të energjisë elektrike. Dritat kanë ikur disa herë brenda disa minutave. Por kjo situatë ka shkaktuar dëme të pajisjeve elektro-shtëpiake në shtëpitë e banorëve.Thuhet të jetë dëmtuar fidri, por nga OSHEE nuk ka një njoftim zyrtar ende dhe banorët e zonës pranë stadiumit Arena Kombëtare ankohen për pajisjet e prishura dhe thonë se OSHEE nuk merr përgjegjësi të rimbursojë për pajisjet e prishura.

Një banor i cituar nga Report TV ka thënë: Nuk kemi çfarë të bëjmë, duhet rregulluar fidri, OSHEE nuk mban përgjegjësi.

-Postimi i fundit në Facebook nga OSHEE ka qenë më 3 shtator, ku është njoftuar për punime në remonte:

Njoftim për abonentët #Tiranë

Datat 4 dhe 6 shtator?

Për shkak të remonit në çelat 10kV të Nst Qafë Mollë, do të stakohet energjia⚡️në zonat dhe oraret si më poshtë:

4 shtator/10:00-15:00?

Zall Bastar, Murrizë, Vilëz, Zgure, Shkalle, Darshë dhe Qafë Mollë

6 shtator/10:00-15:00?

Shupal, Selitë e Malit, Zall Dajt, Shën Gjergj, Verri, Shënmeri, Dom, Fag dhe Derje./ Tiranapost.al.