Showbiz

Luftoje gripin duke ngrënë

Luftoje gripin duke ngrënë

Me ardhjen e ditëve të ngrohta shfaqen edhe simptomat e para të gripit. Paralajmërimet kanë qenë të qarta: këtë vit virus i gripit do jetë shumë agresiv dhe do të goditet pjesa më e madhe e popullatës. Përveç vaksinimit, mjekët këshillojnë edhe një regjim të shëndetshëm ushqimor, në mënyrë që gripi të parandalohet ose të kalohet sa më shpejt

Dieta duhet të përmbajë fruta dhe perime në sasi të mëdha. Duhet të konsumohen të freskëta ose të gatuara në avull.

Sa më shumë fruta të thata por edhe erëza si piper i zi, xhenxhefili, farat e karafilit dhe kanella.

Rekomantohet që të pihet shumë ujë, sepse kështu organizmi çlirohet nga toksinat e pranishme në gjak.

Ka dhe disa rregulla që duhen ndjekur gjatë ditëve me grip.

unnamed-9

Laj shpesh duart me ujë dhe sapun.

Shmang vendet e mbyllura.

Vishu mirë kur del.

Shmang takimin me njerëz që janë prekur nga virus i gripit.

Në ambientin e shtëpisë përdor një përzierje vajrash esenciale si eukalipt, borzilok, rozmarinë, dëllinjë.

Dry colorful spices in spoons and bowls with fresh seasoning on dark rustic wooden background, top view, border