• Shqip
  • English
  • E diel, 22 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Të gjitha

    Lufta mes sekteve, përgjaket dasma në Kabul


    Ky është hoteli në Kabul, ku natën mes të shtunës dhe të dielës një shpërthim kamikaz i mori jetën 63 dasmorëve dhe plagosi mbi 180 të tjerë. Pamjet tregojnë dëmet e mëdha në sallën ku ndodhi shpërthimi, ku duken qartë edhe shenjat e gjakut. Shumë prej dasmorëve dolën me vrap jashtë të përfshirë nga paniku, e duke u dhënë ndihmën e parë të plagosurve.

    “Shpërthimi ndodhi në platformën e muzikantëve. Të rinj, fëmijë, kushdo që ndodhej aty pranë, u vra”, tha dasmori Gul Mohammad.

    Dëshmitarët thanë se bomba ishte fshehur në një nga pakot e dhuratave në sallën e burrave. Dasmorët i përkisnin komunitetit shiit, por është ende e paqartë cilët janë autorët e kësaj masakre. Talebanët sunitë mohuan autorësinë, ndërsa Shteti Islamik, tepër aktiv në Afganistan ende nuk ka bërë asnjë deklaratë. Presidenti Ashraf Gani i quajti viktimat, martirë dhe dënoi ashpër sulmin. Lufta sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Afganistan vijon të jetë e ashpër që kur ushtria amerikane i dha fund sundimit të talebanëve në vitin 2001. /Tiranapost.al/

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690