Aktualitet

Lufta e Meghan me Daily Mail vazhdon. Do shihen në gjyq

Lufta e Meghan me Daily Mail vazhdon. Do shihen në gjyq

Meghan iku nga mbretëria, por nuk i shpëtoi dot as mediave e as paparacëve. Daily Mail e fotografoi teksa shëtiste me Archie-n dhe qenushët e saj, mirëpo Meghan-it nuk i ka pëlqyer. Siç raporton TMZ, dukesha ka marrë masat për ta hedhur sërish në gjyq.

Sipas saj, fotografi ka qenë i fshehur nëpër shkurre duke e përgjuar dhe ndjekur gjatë gjithë kohës. Ajo shton në padinë drejtuar gjykatës së paparacët kanë ngritur një kamp përpara shtëpisë së tyre të re për t`i gjurmuar.

Kujtojmë se lufta e Meghan me mediat dhe sidomos me Daily Mail ka nisur që herët. Shkak është bërë një letër që ajo i dërgonte babait të saj. Ky i fundit ia dorëzoi gazetës për ta publikuar.

*Ky post u përshtat nga Pop Culture dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

http://www.tiranapost.al/me-kapuc-strece-dhe-kambale-meghan-markle-i-zhveshi-rrobat-e-dukeshes/