Nën lupën e Stela Sallakut

Luana nuk meriton një fustan të qepur për të hapur programin sonte

Luana nuk meriton një fustan të qepur për të hapur programin

Veshja e Luanës për puntatën e parë të "Shiko kush luan" na la pak të çuditur. Asnjë gjurmë nga fustanet tipike ngjitur pas trupit që i ekspozojnë format seksi dhe që Luana s'i heq as kur shkon në zyrë. Në vend të çdo fustani bombë që mund të kishim imagjinuar për të parë sonte, ja ku shfaqet Luana me një xhaketë të madhe, që i rri edhe pak e gjerë mbi atë tyl bojëqielli, pastel. Luana ka veshur edhe herë të tjera xhaketa, por sigurisht kanë qenë edhe ato seksi, të hapura tek kraharori, të ngushta, ose fare të ngushta, krejt ndryshe nga kjo xhaketë e gjatë me të cilën Luana hap programin sot.

[caption id="attachment_280328" align="aligncenter" width="499"] (Foto nga Google)[/caption]

Mos ndoshta Luana ka vendosur të ndryshojë stil? Të bëhet më serioze? Apo i ka pëlqyer aq shumë veshja e Elisabetta Franchi-t sa ka vendosur ta qepë identike? Ta qepë dhe jo të ketë krijimin origjinal dhe shumë të ndryshëm nga ai që ka veshur sot, për të hapur programin e saj, impenjimin që e ka më përzemër jo vetëm ajo, edhe vetë Top Channel. Luana meriton të ketë veshjen origjinale, e cila me siguri do t'i rrinte shumë më bukur. Po drejton një spektakël prime time. Është një nga figurat qendrore tashmë të Topit dhe i është besuar një program për të konkurruar ekranet rivale. Luana është vajza në qendër të vëmendjes me miliona ndjekës, që bën jetë të shtrenjtë, pushime të shtrenjta, ka veshje të shtrenjta. Dhe nëse në ditë të zakonshme vesh një fustan që kushton qindra euro, për të puntatën e parë të "Shiko kush luan" zgjedh një imitim?

[caption id="attachment_280262" align="aligncenter" width="473"](Foto nga Instagram)[/caption]

Ndoshta ka përfunduar në kostum të qepur sepse emisioni u qep shpejt e shpejt, edhe pse Luana nxori spotin së shpejti, iu desh të startonte sot programin, mbase për shkak të presionit të Klan-it ku sot nis Duplex, kurse Ermali ka nxjerrë artilerinë e rëndë, Bleonën. Por që të jemi deri në fund të saktë, le t'i shohim me detaje dy veshjet, të Luanës dhe krijimin origjinal të Elisabeta Franchi-t.

[caption id="attachment_280327" align="aligncenter" width="829"] (Foto e zmadhuar për të parë detajet)[/caption]

Fundi tyli që ka dizenjuar Elisabetta nuk ka hapje aq të theksuar tek këmba, duket që Luana e ka kërkuar specifikisht këtë detaj të ishte tek kostumi i saj. Që tek jaka e xhaketës vihen re ndryshimet, Luana e ka të theksuar tek cepat, ndërkohë tek ai që ka ideuar dizajnerja italiane jaka është më e thellë dhe e vogël.

[caption id="attachment_280334" align="aligncenter" width="827"] (Foto e zmadhuar për të parë detajet)[/caption]

Vijmë tek mbyllja e kopsës, që Luana e ka me kopsë teke të fshehur, ku ana e djathtë e xhaketës bie 2-3cm mbi të majtën. Elisabetta pastaj ka risjellë në jetë një nga xhaketat “vintage”, ku prerja e kapakut është gjysmë veref, e për rrjedhojë mbyllet tek xhepi, jo tek gjysma e bustit. Çarjet (që zakonisht lihen mbrapa), ka menduar t'i bëjë poshtë xhepave. Për t`i dhënë detaje si dhe identitet kostumit pastel blu. Madje as ngjyra nuk është njësoj, Elisabetta ka përdorur “baby blue” me kodin 2975C, Luana “blu powder” 292.  /Tiranapost.al

[caption id="attachment_280263" align="aligncenter" width="473"](Foto nga Instagram)[/caption]