Showbiz

Luana ka rregulla të tjera

Prezantuesja Luana Vjollca është jashtë Shqipërisë, për ca ditë pushime në Firence. Kështu lajmërojnë fotot që ka hedhur në Instagram që dje në mbrëmje. Ne jemi mësuar (të paktën në pjesën më të madhe të rasteve) që gjatë udhëtimeve të veshim e të shohim një look të shkujdesur, sportiv, të rehatshëm. Ia varim edhe grimit. Nuk e vrasim mendjen për flokët. Fusim gjithçka në një çantë supi sa më të madhe.

Por nuk ndodh kështu me Luanën. Le të jetë me pushime. Kjo nuk do të thotë se do veshë xhinse e atlete. Ja ku e shohim veshur me fjalën e fundit të modës, fustan velvet, ngjyrë purpuri, ngjitur pas trupit. Grimi i kujdesshëm, çanta e mbrëmjes ngjyrë floriri, aksesorët, flokët. Gjithçka në vendin e duhur. Sepse Luana i shijon udhëtimet sipas mënyrës së saj e jo siç bën gjithë bota.