Aktualitet

Lu: Vendimi për Tahirin të bazohet mbi prova, jo presione

Nesër pritet të mbahet në Gjykatën e Apelit seanca për kërkesën e ish ministrit Tahiri, për heqjen e masës “arrest shtëpie” dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Lidhur me këtë çështje ambasadori amerikan Lu ka deklaruar në një prononcim për “BalkanWeb” se vendimi i Apelit duhet të bazohet mbi prova dhe jo presione dhe se shoqëria civile bashkë me median duhet ta vëzhgojnë me vëmendje këtë çështje.

Kemi dëgjuar disa raportime nga burime të pavarura për presione serioze në këtë çështje, përfshirë edhe ryshfete që u janë ofruar gjykatësve. Ne i bëjmë thirrje shoqërisë civile dhe medias që ta vëzhgojnë këtë çështje me vëmendje, në mënyrë që vendimi të bazohet mbi provat dhe ligjin dhe jo mbi presione, kërcënime apo para. Askush nuk është mbi ligjin”- ka thënë Donald Lu për “BalkanWeb”.