Aktualitet

LSI zbulon votën për imunitetin e Saimir Tahirit

Lëvizja Socialiste për Integrim do të votojë pro heqjes së imunitetit të deputetit, Saimir Tahiri. Kështu deklaroi pas ndërprerjes së mbledhjes së Këshillit të Mandateve, përfaqësuesi i kësaj force politike, Nasip Naço.

“Jam pro autorizimit të prokurorisë për heqjen e imunitetit për deputetin Saimir Tahiri. Duhet të trajtohet njësoj si të gjithë ne, asnjë deputet s’mund të ketë një mandat nëse ka një akuzë të caktuar. Ky është një standart moral. Tahiri nuk do të mbrohet në bazë të imunitetit. Nuk do bëhem prokuror apo gjyqtar, jam deputet këtu në këtë mbledhje. Shikohet vetëm procedura nëse ka fakte apo prova dhe unë mbështes organin e procedurës që të vazhdojë më tej hetimet, të bëjë kontrolle e të marrë masat e duhura. I bëj thirrje grupit parlamentar të PS t’i hapë rrugë procesit që presin gjithë shqiptarët”, u shpreh Naço./ E.D/ Copyright Tiranapost.al