• Shqip
  • English
  • E martë, 18 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Politikë Të gjitha

    LSI po shkon aty ku e nisi?


    Lëvizja Socialiste për Integrim është një parti që ka dalë nga Partia Socialiste dhe mesa duket dalëngadalë po rikthehet sërish andej nga doli.

    Kur Spartak Braho u pa në listat e PS bëri jo pak përshtypje. Ndërsa sot Luan Rama u pa krah socialistëve, në Kongresin e PS të mbajtur në Durrës ku u prezantua programi elektoral. Nuk ka asnjë anomali se socialist ka qenë. Ministër i Brendshëm dhe më herët edhe Kryeredaktor i “Zërit të Popullit”, organ mediatik i Partisë Socialiste.

    Por hera-herës i kemi dëgjuar edhe agresivë në politikë, ndaj partisë mëmë. Por si mamaja që i fal gjithmonë bijtë e saj. Siç tha edhe Kryeministri, siç nënë Aneta që ia hap derën edhe kur shon vonë, edhe pse nuk ia kthen as 1 % të dashurisë.

    Pyetja që lind është, a mos vallë LSI po i kalon të rinjve, ndërsa të vjetrit po kërkojnë sërish një vend aty ku e nisën, në PS?