Aktualitet

LSI: Nuk kemi akuzuar PS, pse po reagon?

Në një status në facebook, nënkryetari i LSI-së, Luan Rama thekson se forca që ai përfaqëson nuk ka bërë asnjë akuzë për Partinë Socialiste dhe për socilaistët e vërtetë.

Postimi i plotë i Luan Ramës në rrjetin social facebook.

LSI nuk ka bërë asnjë akuzë për Partinë Socialiste dhe as për socialistët!

LSI ka denoncuar grupet kriminale të Rilindjes që nuk kanë asnjë lidhje me socialistët e vërtetë, që nën mbrojtjen dhe me veprimet e mosveprimet e Policise, qarkullojnë të armatosur për të kërcënuar votuesit dhe për të tjetërsuar vullnetin e tyre!

Rilindja të distancohet nga bandat, të dënojë aktet e dhunës në Kashar, në Shëngjin e gjetiu dhe të presë me qetësi rezultatin e zgjedhjeve!

Shqipëria po voton kundër bandave dhe kastës politike në shërbim të krimit!/ E.D/ Copyright Tiranapost.al