Aktualitet

LSI kërkon zgjedhje me PD, Rama: Dikush është paguar

Çfarë ka marrë LSI nga Partia Demokratike? Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit ka hedhur akuza ndaj aleatit qeverisës, LSI-së, e cila ka thënë se nuk mund të ketë zgjedhje pa opozitën.

“Përpjekja se zgjedhjet pa opozitën nuk mund të bëhen, është një përpjekje paguar me para apo me peshqeshe, për të treguar një të pavërtetë që në thelbin e vet është qesharake. Nuk është opozita zyrtare ajo që e prodhon lirinë, është liria që prodhon opozitën".

Ndërsa Parlamenti ishte i boshatisur nga Ministrat e LSI, po ashtu i drejtpërdrejt ishte Rama sërish me aleatin e tij ku i tha se po këkron të nxjerr nga lumi gurin që ka hedhur një budalla.

“Partitë që qeverisin nuk kanë detyrë të forcojnë partitë që janë kundër. Por të garantojnë që të ketë barazi. Vënia në diskutime e tyre është qesharake. Rrezikon të na bëjë qesharak, duke u munduar të nxjerrim nga lumi gurin e hedhur nga budallallëku”

Sa i përket takimit me Bashën për të zgjidhur situatën e krizës, Rama tha pret orën dhe vendin e takimit. Me ironi kryeministri tha se kishte dëshirë të shkonte në çadër, për të cilën tha se ishte vetëm për shfaqje televizive. Rama konfirmoi edhe lajmin që nxori Tiranapost.al se Lulzim Basha nuk pranon një takim kokë me kokë me Ramën, por edhe aleatët.

“Kam dy ditë që pres vendin dhe orë. Nuk kam orë dhe nuk kam vend. Unë preferoj në çadër, në çfarëdo formati. Vetëm për vetëm, me aleatë pa aleatë, me shokë pa shokë. Si të jetë”

Lajm në përditësim./ Copyright Tiranapost.al