Aktualitet

LSI: Jemi turp i NATO-s. Radarët e shtetit i kontrollonin trafikantët e pushtetit

Është nënkryetari i LSI-së Luan Rama që në një status të Facebook, ndalet tek çështja e fikjes së radarëve. Megjithatë duhet theksuar se skandali i mosfunksionimit të radarëve, bën fjalë gjatë mandatit të kaluar qeverisës, ku pjesë e mazhorancës ishte edhe vetë LSI

Lëvizja Socialiste për Integrim ka lëshuar të tjera akuza këtë të mërkurë në drejtim të qeverisë, lidhur me trafikun e drogës, dhe përgjimet e publikuara që implikojnë ish-Ministrin Saimir Tahiri.

Është nënkryetari i LSI-së Luan Rama që në një status të Facebook, ndalet tek çështja e fikjes së radarëve.

Dhe nisur nga përgjimet e Habilajve, ku trafikantët thonin se kishin “njerëzit e tyre tek radarët”, Rama thotë se tashmë vendi ynë është kthyer në turp të NATO-s. Sipas Ramës, kjo është prova e qartë që është cënuar siguria kombëtare.

Megjithatë duhet theksuar se skandali i mosfunksionimit të radarëve, bën fjalë gjatë mandatit të kaluar qeverisës, ku pjesë e mazhorancës ishte edhe vetë LSI

STATUSI I LUAN RAMËS

Radarët e shtetit i komandonin trafikantët e pushtetit!

Kam dy muaj që denoncoj publikisht dhe politikisht faktin që radarët e Forcave Detare dhe ato të Policisë së Shtetit nuk kanë qenë në punë që prej vitit 2014, por asnjë institucion shtetëror nuk ka reaguar!

Te gjithë kanë heshtur, të gjithë vazhdojnë të heshtin!

Dhe ja ku na del nga përgjimet e publikuara, se radarët e shtetit i kontrollonin trafikantët e pushtetit!

Forca e shembullit: qeverisja e krimit dhe e trafikantëve e ka bërë Shqipërinë turpin e NATO-s!

Për t’ju shërbyer trafikantëve, është cënuar rëndë siguria kombëtare, është cënuar rëndë standardi i sigurisë së NATO-s në hapësirën detare të Republikës së Shqipërisë! E.C/Copyright TiranaPost.al