Politikë

LSI i dogji mandatet nga dashuria për kombin

LSI i dogji mandatet nga dashuria për kombin

Opozita i ka djegur mandatet nga dashuria për kombin. Kështu deklaroi sot Monika Kryemadhi, e cila nuk i shmangu komentet politike edhe në ditën e Sulltan Nevruzit.

"Dashuria për kombin është djegia e mandateve që bëri opozita sepse ajo tregoi ndarjen përfundimtare të çdo pazari dhe djegia e mandateve vendosi kornizat dhe shinat e dialogut. Nëpërmjet djegies së mandateve opozita tregoi dhe njëherë mundësinë që gjërat duhet të vihen edhe njëherë në shinat dhe shtratin kushtetues”

Nuk dihet sesa në të vërtetë i shërben kombit ky vendim i opozitës, kur ndërkombëtarët kanë deklarur njëzëri se ky vendim ekstrem ndikon negativisht në vendimin për çeljen e negociatave dhe fut vendin në destabilitet.

Gjithashtu, SHBA-BE kanë deklaruar unanimisht se qeveria dhe parlamenti janë legjitime, pasi kanë dalë nga zgjedhje të çertifikuara nga OSBE-ODIHR dhe të pranuara edhe nga vetë opozita./Tiranapost/A.C