Aktualitet

LSDM pranon të zyrtarizojë gjuhën shqipe. Çfarë do të bëjë Ali Ahmeti?

LSDM pranon të zyrtarizojë gjuhën shqipe. Çfarë do

LSDM-ja duket se ka pranuar kushtet e Platformës Shqiptare. Mediat maqedonase bëjnë me dije se kreu i kësaj force politike, Zoran Zaev i ka dërguar zyrtarisht kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, një dokument prej 72 faqesh ku pranohen kushtet e platformës së hartuar nga partitë shqiptare në Maqedoni.

Nga BDI nuk e saktësuan se çfarë përfshihet në dokument, por konfirmuan se është pranuar kushti i miratimit të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në Maqedoni. Tashmë pritet që BDI të mbledhë kryesinë e saj për të diskutuar mbi propozimet e LSDM-së. Pjesë e diskutimeve do të jetë edhe partia tjetër shqiptare, Lëvizja Besa.

Disa ditë më parë, në negociatat me Nikolla Gruevskin, edhe pse ky i fundit i propozoi partive shqiptare drejtimin e tetë ministrive duke përfshirë edhe Ministrinë e Brendshme, ish-kryeministri nuk pranoi kushtin e dy-gjuhësisë. Me praninim e këtij kushti nga Zoran Zaev, palët duken më pranë arritjes së një marrëveshjeje dhe së shpejti mund të kemi qeverinë e re maqedonase.